top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAJLANDË | NJË 18-VJEÇAR SHKOI NË SHKOLLË I ARMATOSUR; SHTIU MBI DREJTORIN E SHKOLLËS DHE MORI PENG 300 NXËNËS; U VRA NGA POLICIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11
  • 1 min read

Bangkok, Tajlandë | Një djalë rreth tetëmbëdhjetë vjeç i vodhi një armë një oficeri policie dhe hyri me forcë në një shkollë prestigjioze në Hat Jai (Yai), të Tajlandës, duke qëlluar dhe plagosur drejtorin përpara se të barrikadohej brenda shkollës dhe të merrte peng më shumë se 300 nxënës.


Djali u vra më vonë nga policia”.


Kështu raporton enti mediatik tajlandez “Khao Sod”.


Pasi vodhi armën, djali u drejtua për në shkollë me motoçikletë. Ai shkoi direkt në postën e rojes dhe ia drejtoi armën rojes së sigurisë, por arma nuk funksionoi dhe arriti të arratisej.


Më pas ai hyri me forcë në shkollë, duke marrë peng disa nxënës dhe duke kërkuar të çohej te drejtori, të cilin e qëlloi dy herë, duke e plagosur.


Të gjithë nxënësit janë shëndoshë e mirë.


Policia ka qëlluar të dyshuarin për të shtënat në Hat Jai (Yai)”, tha në një deklaratë Byroja Qendrore e Hetimeve e Tajlandës, pasi më parë kishte njoftuar vrasjen e tij.


I dyshuari hyri në shkollën Phatong Prathan Khiriuat në një gjendje agjitacioni dhe i armatosur”.


Kështu tha qeveria provinciale Songkhla në një deklaratë - duke shtuar se nuk kishte raportime për viktima.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page