top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM RUS ME 5 RAKETA BALISTIKE NË PAVLOGRAD TË UKRAINËS | 50 CIVILË TË PLAGOSUR: MË I VOGLI ËSHTË 4 VJEÇ MË I MADHI 86 VJEÇ | U SHKATËRRUA EDHE KATEDRALJA E QYTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6, 2024
  • 1 min read

Pavlograd, Ukrainë | Të paktën 50 veta u plagosën mëngjesin e sotëm pas një sulmi rus me pesë raketa balistike në qytetin e Pavlograd-it, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës qendrore-lindore.

 

Ky lajm u njoftua nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Serhi Lisak (Serhiy Lysak), duke shtuar se më i vogli prej tyre është katër vjeç dhe më i madhi 86.

 

Këtë e raporton enti mediatik Rbc-Ukraine.

 

Sulmi goditi infrastrukturën civile, duke përfshirë bazilikën e qytetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page