SULM ME DRON KUNDËR NJË BAZE AMERIKANE NË SIRI NGA “REZISTENCA ISLAMIKE” NË IRAK | 5 KURDË TË VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 5, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Pesë luftëtarë kurdë u vranë në një sulm me dron në një bazë amerikane në Siri.
Kjo është bërë e ditur nga Observatori për të Drejtat e Njeriut në vend.
“Pesë anëtarë të Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët u vranë, dhe rreth 20 u plagosën, nga një sulm me dron, pas mesnate, në fushën e naftës Al-Omar, baza më e madhe e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Siri”, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.
Në një deklaratë, “Rezistenca Islame” në Irak mori përgjegjësinë për sulmin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments