top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | KOMANDANTI I GARDËS REVOLUCIONARE AHMAD VAHIDI BËRI PARAQITJEN E TIJ TË DYTË PUBLIKE NË FUNERALIN E E ISH-UDHËHEQËSIT SUPREM AJATOLLAH ALI KHAMENEI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 46 minutes ago
  • 1 min read

Tehran, Iran | Gjenerali Ahmad Vahidi, komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, bëri paraqitjen e tij të dytë brenda tre ditësh në funeralin e ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei”.

 

Kështu raportuan entet mediatike vendore.

 

Ai mori detyrën pas vdekjes së paraardhësit të tij, z. Mohammad Papkur (Pakpour), i cili u vra në sulmet izraelito-amerikane në ditën e parë të luftës.

 

Që atëherë, ai nuk është shfaqur në publik, pjesërisht nga frika e pritës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

 

Shfaqja e tij e parë publike ishte vetëm të premten. Sot, gjenerali ultrakonservator u pa duke u lutur mbi trupin e udhëheqësit suprem gjatë ditës së dytë të procesionit mortor në Teheran.

 

I sanksionuar nga ShBA-ës dhe i kërkuar nga Interpoli, ai ndihmoi në formësimin e lëvizjeve të ardhshme të Teheranit gjatë luftës dhe njihet si një zë autoritar në qarqet vendimmarrëse të vendit, si dhe një nga skifterët e Teheranit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page