top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STAMBOLL: U SULMUA ME THIKË IMAMI GALIP USTA | U ARRESTUA DORASI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 9, 2024
  • 1 min read
ree

Stamboll, Turqi | Sulm ndaj një xhamie në Stamboll, u godit me thikë imami dhe një person tjetër.

Autoritetet turke kanë arrestuar autorin e sulmit dhe po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Një alarm u dha të hënën pasdite, në zonën Fatih të Stambollit, kur një burrë hyri në xhaminë Fatih, dhe goditi me thikë dy persona.

Fillimisht ai ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur, me ç'rast zyrtarët e xhamisë e kanë larguar, për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar.

Por më pas ai hyri sërish në xhami, dhe kërkoi të fliste me imamin. Rezultati ishte sherr, dhe plagosje e imamit Galip Usta me thikë, por, edhe e një pjesëtari të komunitetit të xhamisë, që tentoi të ndërhynte.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, ku sipas mediave turke, po trajtohen në gjendje stabile, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Imami i Xhamisë Fatih është goditur me thikë tre herë në zonën e gjoksit, shpinës dhe qafës. Pika më problematike ishte zona e qafës. Në trakenë e tij është bërë një ndërhyrje e pjesshme. Gjendja e tij aktualisht është stabile. Nuk ka rrezik për jetën”, thuhet në buletinin mjekësor të spitalit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page