top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPECIA (LA SPEZIA); LIGURIA | NJË NXËNËS 18-VJEÇAR U THER ME THIKË NGA NJË BASHKËMOSHATAR BRENDA SHKOLLËS PROFESIONALE “DOMENIKO KIODO” (DOMENICO CHIODO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 16
  • 1 min read

Specia (La Spezia), Liguria, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Një nxënës 18-vjeçar u shtrua në spital në gjendje kritike pasi u godit me thikë në shkollë.


Ngjarja kriminale ndodhi mëngjesin e sotëm pas orës 11:00 të paradites brenda shkollës profesionale “Domenico Chiodo”, në Specia (La Spezia).


Sipas raporteve fillestare, një nxënës tjetër ishte ai që e goditi në ije.


Gjendja e të riut u duk menjëherë kritike për shkak të humbjes së madhe të gjakut.


I ndihmuar nga vullnetarët vendorë të Kryqit të Kuq dhe personeli mjekësor i urgjencës, viktima u dërgua me urgjencë në dhomën e shokut të urgjencës së Spitalit të Shën Andreas (Sant'Andrea).


Në shkollë mbërritën edhe oficerë të Policisë së Shtetit të cilët po kryejnë hetimet penale paraprake.

Z. Jusef Abanub (Youssef Abanoub)
Z. Jusef Abanub (Youssef Abanoub)

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page