top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E BRESHIAS: SHQIPËRIA ËSHTË NJË VEND I PASIGURT PËR VIKTIMAT E SHFRYTËZIMIT SEKSUAL | STATUSI I REFUGJATES IU NJOH NJË VAJZE SHQIPTARE 30-VJEÇARE E TRAFIKUAR NË ITALI PËR PROSTITUCION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30, 2025
  • 1 min read
 Pallati i Drejtësisë së Breshias.
 Pallati i Drejtësisë së Breshias.

Breshia, Itali | Gjykata e Breshias i njohu statusin e refugjates një gruaje shqiptare 30-vjeçare, duke e cilësuar Shqipërinë një vend të pasigurt për të.

 

Është e pamohueshme që nëse gruaja do të kthehej në Shqipëri ajo do të rivendosej në një shtet ku mund të gjurmohej lehtësisht dhe të bëhej viktimë e fenomenit të ritrafikimit, duke u kthyer potencialisht në të njëjtën formë shfrytëzimi”, shkruan paneli i kryesuar nga Mariarosa Piponci (Pipponzi) në akt-vendim.

 

Duke pranuar kështu ankesën e paraqitur nga avokati Stefano Afrune - avokati i tridhjetëvjeçares - gjyqtarët e Breshias shkruan se gruaja nuk mund të përjashtohet sepse autoritetet nuk investojnë shumë energji në identifikimin e viktimave të trafikimit në prostitucion, pasi inspektorët nuk kanë trajnim adekuat për të identifikuar viktimat e punës së detyruar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page