SPANJË: MË 31 TETOR MBAHET CEREMONIA E BETIMIT TË PRINCESHËS LEONORA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 30, 2023
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Spanja, është në pritje për ceremoninë e betimit të Princeshës Leonora (Leonor) të Bourbonit. Trashëgimtarja e fronit spanjoll do të mbushë 18 vjeç, më 31 tetor, dhe do të betohet në Kushtetutë, që të përmbushë me besnikëri detyrat e saj, të mbështesë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, të respektojë të drejtat e qytetarëve, dhe komuniteteve autonome, dhe besnikërinë ndaj mbretit. Kopja e Kushtetutës mbi të cilën Princesha e Asturias do të vendosë dorën e saj, është e njëjta që pa betimin e babait të saj, mbretit Felipe, në vitin 1986. Përveç aktit solemn, pas ceremonisë, Princesha Leonor do të ketë fuqinë për të marrë në mënyrë legjitime funksionet e mbretit, në rast se babai i saj, nuk do të ishte më në gjendje ta bënte këtë. Në ceremoni marrin pjesë të gjitha pushtetet e shtetit spanjoll, duke përfshirë ish-kryetarët e qeverisë, dhe kryetarët e komuniteteve autonome. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments