top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“SPAK” I KËRKON KUVENDIT TË REPUBLIKËS T’I HEQË IMUNITETIN PENAL DEPUTETIT ARBEN AHMETAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 10, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e njohur rëndom si “SPAK”, paraqiti sot një kërkesë proceduriale penale në Kuvendin e Republikës, me anë të së cilës, i kërkohet strukturës kompetente në përbërje të tij, që të krijojë kushtet dhe rrethanat ligjore, me qëllim që “SPAK” të kryejë arrestimin në flagrancë të z. Arben Ahmetaj, deputet, dhe njëkohësisht ish-ushtrues i funksioneve të larta administrative në organigramën e shtetit shqiptar, si i dyshuar për përfshirje në “aferën e inceneratorëve”.


Duhet pranuar se z. Ahmetaj konsiderohet “peshk i madh”, në përbërjen e agjenturës së krimit ordiner që vepron në rangjet e larta të shtetit shqiptar, e cila, ka arritur të infiltrohet në organigramën shtetërore kryesisht nga bota e pisët dhe e ndyrë e politikës shqiptare, por, “gojët e liga”, e propagandojnë kërkesën proceduriale penale të “SPAK”-ut si një përpjekje të qeverisë shqiptare, për të hedhur mjegull mbi një ngjarje tejet të rëndë kriminale të ndodhur para do ditësh në Fushë-Krujë, ku segmente të krimit të organizuar, dhunuan barbarisht dhe ditën për diell, dhe njëkohësisht nën objektivin e një aparati filmimi të përdorur nga ata vetë, dy qytetarë me lidhje gjaku midis tyre (kushurinj), vetëm sepse ata kishin guxuar të ushtronin të drejtën kushtetuese të fjalës së lirë, dhe të ankimit në institucionet e republikës, ndaj shkeljeve administrative dhe penale të pretenduara prej tyre si të kryera nga individë që i përkasin fisit Rraja, administrues të një subjekti tregtar, veprimtaria ekonomike e të cilit ka qenë e përqendruar në nxjerrjen e materialeve inerte nga shpatet e malit nëpërmjet shpërthimeve me lëndë plasëse, dhe më pas përpunimin e tyre teknollogjik me qëllim përfitimin e inerteve me standarte dhe madhësi të ndryshme, kryesisht të destinuara për t’u përdorur në fushën e ndërtimit, një lloj veprimtarie ekonomike tejet fitimprurëse, e cila llogaritet në vlerën e mbi tetë (8) milionë lekëve të vjetëra në ditë, afërsisht 250 milionë lekë të vjetra në muaj.


Ndaj z. Ahmetaj janë ngritur tre akuza penale, të cilat u kanë paraprirë kontrolleve të ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, në Hamallaj të Durrësit, dhe në vilën e ish bashkëshortes së tij në Palasë të Himarës. Të dyja këto banesa, aktualisht gjenden nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.


Nga dita në ditë pritet mbledhja e Komisionit të Mandateve, i cili do të vendosë nëse z. Ahmetaj do t’i hiqet ose jo imuniteti penal që i buron nga statusi i deputetit.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page