SOT NË SHQIPËRI MBAHEN ZGJEDHJE LEGJISLATIVE | QENDRAT E VOTIMIT U HAPËN NË ORËN 7; MBYLLEN NË ORËN 19; KRYEMINISTRI RAMA ME MOSHË 60 VJEÇ KËRKON MANDATIN E KATËRT; BERISHA ME MOSHË 80 E SFIDON.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes në Shqipëri, ku sot njerëzit do të votojnë për të zgjedhur midis kryeministrit në detyrë Edi Rama, (i propaganduar si socialist, dhe z. Sali Berisha, ish-presidentit të Republikës dhe ish-kryeministrit, i cili, është rikthyer për të udhëhequr Partinë e tij Demokratike, një parti e propaganduar si e qendrës së djathtë, në krye të një koalicioni të madh, në një votim që konsiderohet vendimtar për ëndrrat evropiane të vendit të vogël ballkanik).
Më shumë se 2000 vëzhgues të huaj dhe shqiptarë janë në vendngjarje dhe, në veçanti, nën syrin vigjilent të bashkësisë ndërkombëtare.
Vendi, deri tani më pro-evropiani në rajon, priti 13 vjet midis marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapjes së negociatave në mujain korrik të vitit 2022.
Sot, shtohet një sfidë e re: për herë të parë, diaspora do të votojë nga jashtë vendit.
Shqipëria, një vend me paga të ulëta, po përjeton, ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit, një eksod të banorëve të saj në kërkim të mundësive, veçanërisht të të rinjve më të arsimuar, drejt vendeve si Gjermania dhe Italia.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), afërsisht 246000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë të regjistruar për të votuar.
Në total, ka afërsisht 3.7 milionë votues të kualifikuar.
Kandidatët nga 40 parti garojnë në bazë të një sistemi proporcional.
Por dueli i vërtetë do të jetë midis z. Edi Rama, me moshë 60 vjeç, udhëheqës i subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë që nga viti 2005, i cili, kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër, dhe z. Sali Berisha, me moshë 80 vjeç, i cili, sot aspiron një “Shqipëri të Madhe” ekonomikisht të begatë.
Krahas tij në fushatën zgjedhore është një konsulent për partinë e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), i quajtur Kris La Sivita (Chris LaCivita).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments