SOT 3 SHQIPTARË SHKUAN PËR DHJAM QENI PËR FAJ TË ATYRE QË DREJTOJNË INSTITUCIONET NË LAKNAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2023
- 2 min read

Redaksionale | Tiranë, Shqipëri | Ngjarja kriminale që ngjau sot në Laknas tregon se sa poshtë ka rënë qeverisja në atë zonë.
Prej tre vitesh palët ishin në konflikt për çështjen e një kanali të ujërave të zeza, çështje të cilën autoritetet shtetërore refuzonin ta zgjidhnin, edhe pse në tërësinë e ligjeve, dhe të akteve nënligjore, që ka Republika e Shqipërisë, çdo konflikt do të duhet të zgjidhet me ligje dhe nëpërmjet ligjeve.
Pikërisht paaftësia e tyre, prodhoi sot ngjarjen kriminale ku 1 shqiptar vdiq, 1 u plagos, dhe 1 u varros për së gjalli në burg (me gjasë nuk del më i gjallë nga burgu).
Sot, jetët e tre shqiptarëve vajtën për dhjam qeni (u çuan dëm), nga ata që paguhen me paratë e taksapaguesve për zgjidhjen e problemeve të tyre, dhe jo për injorimin e lënien e tyre në mahisje e në degjenerim.
Me paturpësinë më të madhe ata që qeverisin, nëpërmjet larove dhe balove të tyre prej zëdhënësish e agjitatorësh, e propaganduan atë ç'ka ngjau sot si konflikt që shpërtheu për motive të dobëta.
U duhet kujtuar këtyre kriptokriminelëve ordinerë, që janë ulur këmbëkryq në institucionet e Republikës për të mos bërë asgjë, për të mos përmbushur detyrat që ju burojnë nga statuset e tyre institucionale e profesionale, se çështja e kanalizimeve të ujërave të zeza, në një sistem kapitalist si ky që qëndron në themel të rendit tonë kushtetues, është çështje për jetë a vdekje për cilindo që ka në pronësi një pronë të patundëshme.
Prona private e patundëshme, e cila nuk ka kanalizime, nuk vlen një grosh, as shitet, as blihet, as jepet me qira, por as nuk mund të shfrytëzohet nga titullmbajtësi, me një fjalë, është si e pate, si se pate, prap njësoj.
Kësisoj, mungesa e kanalizime çon në konflikt për jetë a vdekje midis atij që ka pronën e patundëshme pa qasje në kanalizime, dhe kujtdo subjekti që mund të bëhet shkak për arsye objektive ose subjektive për pengim të qasjes te to.
Natyrisht, Ju flsini së prapthi, sepse, nuk ka institucione të konsoliduara hetimi penal e administrativ, që të hetojnë me themel e me paanëshmëri, para së gjithash Juve, që nuk e zgjidhët problemin, edhe pse e kishit detyrë funksionale zgjidhjen e tij, e më pastaj ata që reaguan për shkak se problemi nuk u zgjidh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments