top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SLLOVAKIA DËBOI DIPLOMATIN RUS | E AKUZOI SE KISHTE SHKELUR KONVENTËN E VJENËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 16, 2023
  • 1 min read

Bratisllavë, Sllovaki | Ministria e Jashtme sllovake njoftoi të enjten, se kishte dëbuar një diplomat rus, të dyshuar për shkelje të Konventës së Vjenës, për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila, përcakton të drejtat dhe përgjegjësitë e diplomatëve.


Në një njoftim për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme sllovake, shkroi se veprimet e diplomatit ishin të dokumentuara tërësisht nga autoritetet kompetente të Republikës Sllovake.


Ministria e Jashtme njoftoi gjithashtu se kishte thirrur ambasadorin rus për incidentin.


Në njoftimin për shtyp, nuk janë bërë të ditura specifikat e akuzës. Megjithatë, diplomatët rusë në Sllovaki janë përballur më parë me akuza për spiunazh.


Sllovakia dëboi 35 diplomatë rusë, për shkelje të Konventës së Vjenës, më 30 mars, të vitit të kaluar.


Dëbimi masiv erdhi dy javë pasi autoritetet sllovake arrestuan tre persona, dhe dëbuan tre diplomatë të tjerë rusë, për një komplot të dyshuar, për të kryer spiunazh.


Diplomatët rusë u janë nënshtruar disa dëbimeve, në përgjigje të veprimeve të Rusisë, gjatë pushtimit të Ukrainës. Në muajin prill, të vitit 2022, pas zbulimit të masakrës së Buçës, dhe vrasjes së civilëve, mbi 200 diplomatë rusë u dëbuan nga vende të ndryshme, duke përfshirë Italinë, Francën dhe Gjermaninë.


Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dëbuar një numër të konsiderueshëm oficerësh, dhe diplomatësh të inteligjencës ruse, në përgjigje të pushtimit, të cilët, janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe, për të frenuar veprimet e Rusisë, dhe për të treguar solidaritet me Ukrainën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page