top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKËNDERAJ | SHABAN REXHEPI U PROCEDUA PENALISHT; KANOSJE NDAJ INSPEKTORES SË TREGUT ANTIGONA MIFTARI PËR SHKAK SE IU SHQIPTUA GJOBË 2 MIJË € PËR MOSAFISHIM TË ÇMIMEVE NË ARTIKUJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22
  • 1 min read
ree

Skënderaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Shaban Rexhepi.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në akte kanosjeje ndaj:

1- Inspektores së tregut, znj. Antigona Miftari.


Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se shkak ishte shqiptimi i një gjobe financiare me vlerë prej 2000 € për shkak se në lokalin e tij nuk ishin afishur çmimet në artikujt që u shërbeheshin klientëve.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje ndaj personit zyrtar”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page