SKOCI | NJË ANIJE RUSE SPIUNE GJENDET PRANË UJËRAVE TË MBRETËRISË SË BASHKUAR DUKE HARTËZUAR KABLLOT NËNUJORE | AJO PO NDIQET NGA MARINA MBRETËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19
- 1 min read

Uells, Skoci | Anija “Yantar” ndodhet në kufirin detar të ujërave britanike, në veri të Skocisë.
“Është një anije e projektuar për të mbledhur informacione dhe për të hartëzuar kabllot tona nënujore”, tha Ministri i Mbrojtjes Xhon Hillei (John Healey).
“Një fregatë e Marinës Mbretërore dhe një avion i RAF-it janë vendosur për të monitoruar dhe ndjekur çdo lëvizje të një anijeje spiune ruse, ‘Yantar’, e vendosur në kufirin detar të ujërave britanike në veri të Skocisë”, tha Ministri i Mbrojtjes Xhon Hillei (John Healey) në një deklaratë në Dauning Strit (Downing Street).
“Kjo është një anije e projektuar për të mbledhur inteligjencë dhe për të hartëzuar kabllot tona nënujore, … një veprim shumë të rrezikshëm nga Moska, i kryer për herë të dytë këtë vit”, tha Ministri Hillei (Healey).
Ai tha gjithashtu se lazerët ishin drejtuar ndaj pilotëve britanikë nga anija në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments