SI U ZHBË PA U KUPTUAR VENDIMI PENAL I GJKKO-së NDAJ ISH-MINISTRIT TË BRENDSHËM?
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ka një të papritur të madhe, në mënyrën se si u trajtua procedurialisht vendimi penal i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhënë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri, i cili, u zhvlerësua nga një gjykatë e zakonshme e juridiksionit të përgjithshëm, dhe u bë pothuaj nul.
Me këtë mënyrë veprimi nga pikëpamja proceduriale penale, në të ardhmen, do të mund të minohen dhe të zhbëhen edhe të tjera vendime penale që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të lëshojë me të drejtë ndaj keqbërësve ordinerë që vijnë nga paria politike, dhe ekonomike e kësaj shoqërie, prandaj, lypet sa nuk është vonë, që të ndryshohen dhe të shfuqizohen kompetencat proceduriale penale të Gjykatave të Juridiksionit të Përgjithshëm, në kuptimin që, ato të mos kenë tagër për të shqyrtuar kërkesa që janë të nënshkruara nga subjekte (ose nga mbrojtës së tyre ligjorë) ndaj të cilëve, janë shqiptuar vendime penale nga GJKKO.
Medoemos, do të duhet që të jetë kjo e fundit, që të shqyrtojë kërkesat e tyre, dhe të vendosë nëse do t'i pranojë ose refuzojë objektet e tyre.
Në të kundërt, vendimet penale të GJKKO-së, sado të drejta dhe ndëshkuese të jenë, herët apo vonë do të zhbëhen, dhe do të krijojnë kushtet dhe rrethanat ligjore që të dënuarit të dalin nga qelitë, dhe ky realitet, do të ishte turpi më i madh i Reformës Gjyqësore, e cila, për çudi u shitet shqiptarëve si Reformë në Drejtësi.









___.png)












































Comments