SHËRBIMI SEKRET I UKRAINËS THA SE VRAU DISA AGJENTË TË FSB-së RUSE QË VEPRONIN SI CELULË TË PËRFSHIRË NË VRASJEN E KOLONELIT TË SHËRBIMIT TË FSHEHTË TË UKRAINËS IVAN VORONIÇ (VORONYCH) JAVËN E KALUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 2 min read

Kiev, Ukrainë | Agjencia ukrainase e inteligjencës SBU pretendon se ka eleminuar anëtarët e FSB-së së Rusisë të dyshuar për vrasjen e kolonelit Ivan Voroniç (Voronych) javën e kaluar.
“Agjentët e inteligjencës ukrainase vranë anëtarë të një qelize të shërbimit sekret rus, të kërkuar me dyshimin se kanë vrarë një kolonel javën e kaluar”, tha SBU-ja.
Agjencia e inteligjencës SBU tha në një deklaratë se operacioni kishte kërkuar arrestimin e agjentëve të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, të cilët, beson se ishin pas vrasjes së Kolonelit Ivan Voroniçit - gjithashtu një anëtar i shërbimit të sigurisë SBU - në Kiev të enjten.
“Këtë mëngjes u krye një operacion special, gjatë të cilit anëtarët e qelizës agjenturore të FSB-së ruse filluan të rezistonin dhe për këtë arsye u likuiduan”, thuhej në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram të dielën.
Autoritetet ruse nuk bënë asnjë koment të menjëhershëm publik mbi operacionin e së dielës, i cili, pasqyronte vrasjet e mëparshme të zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë nga Ukraina gjatë luftës tre-vjeçare - një burim turpi për agjencitë e mëdha të inteligjencës së Moskës.
SBU-ja tha se dy persona - një burrë dhe një grua - dyshoheshin se kishin vrarë kolonelin Voroniç në një sulm të guximshëm gjatë ditës, i cili, u kap nga kamerat e mbikëqyrjes.
Nuk tha se sa agjentë të dyshuar të FSB-së ishin vrarë të dielën, por SBU-ja postoi një video në të cilën dukeshin dy trupa.
Raportet e medias pohuan se Koloneli Voroniç ishte i përfshirë në operacione të fshehta në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë dhe thuhet se ndihmoi në organizimin e inkursionit të papritur të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë vitin e kaluar.
Sipas SBU-së, vrasësve të dyshuar iu tha nga trajneri i tyre që të mbikëqyrnin objektivin e tyre dhe të gjurmonin lëvizjet e tij.
“Atyre përfundimisht iu dhanë koordinatat e një vendi të fshehur ku gjetën një pistoletë me një shtypës”, tha SBU-ja.
Thuhej se ata ishin përpjekur të fshiheshin pas vrasjes së të enjtes, por u gjurmuan nga SBU-ja dhe policia.
Fusha e veprimit të agjencisë mbulon sigurinë dhe kundërzbulimin, por që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ajo ka luajtur gjithashtu një rol të spikatur në operacionet speciale kundër Moskës, duke përfshirë atentate dhe sulme sabotimi.
“Pas një serie sulmesh të mëdha në të gjithë Ukrainën që përfshinin qindra dronë shpërthyes, Rusia lëshoi 60 dronë gjatë natës së të dielës”, thanë forcat ajrore të Ukrainës.
Ata thanë se 20 prej tyre u rrëzuan dhe 20 të tjerë u bllokuan.
Të dielën, autoritetet ukrainase raportuan se katër civilë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në sulmet ruse në rajonet e Donetskut dhe Khersonit që nga e shtuna.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments