SHTËPIA E BARDHË: SHBA-ës DHE ARABIA SAUDITE RANË DAKORD PËR AVIONËT F-35 DHE PËR ENERGJINË BËRTHAMORE PËR QËLLIME CIVILE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve amerikanë F-35 në Riad dhe për energjinë bërthamore civile”.
Shtëpia e Bardhë e raporton këtë.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje mbi energjinë bërthamore civile dhe mbrojtjen gjatë vizitës së Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.
“Të dy vendet ratifikuan një deklaratë të përbashkët mbi energjinë bërthamore civile që krijon bazën ligjore për bashkëpunim shumëmiliardë dollarësh gjatë disa dekadave dhe të kryer në përputhje me standardet strikte të mospërhapjes”, theksoi Shtëpia e Bardhë.
Për më tepër, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) miratoi një marrëveshje të madhe për shitjen e armëve, e cila, përfshin dërgesat e ardhshme të F-35-ave, avionëve luftarakë amerikanë me teknologji të përparuar.
Ky lajm u raprtua nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments