SHTETI SHQIPTAR OFRON ZERO GARANCI PËR JETËN, INTEGRITETIN FIZIK DHE PËR DINJITETIN E NXËNËSVE/EVE QË FREKUENTOJNË SHKOLLAT PUBLIKE LAIKE | KA ARDHUR KOHA PËR NDRYSHIMIN E LIGJISLACIONIT TË ARSIMIT.


Tiranë, Shqipëri | Mund të numërohen me gishtat e dorës ata/ato subjekte që i përkasin klasës politike sunduese gjakpirëse që i dërgojnë pinjollët e tyre për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar në shkollat publike laike.
Dhe kjo, sepse, ata/ato janë fort mirë të ndërgjegjshëm për mizerabilitetin e cilësisë së mësimmarrjes dhe mësimdhënies në ato shkolla, dhe njëkohësisht, për situatën katastrofike të rendit dhe të sigurisë atje.
Ata kanë gjetur si zgjidhje shkollat private laike, ku, mësimdhënia dhe mësimnxënia janë të një cilësie tejet superiore në raport me atë të shkollave ku mësojnë pinjollët e “Popullit heroik Shqiptar”.
Shkollat publike laike (duke filluar nga ato të ciklitit të ulët) për fatin e keq të shoqërisë shqiptare dhe njëkohësisht për turpin e klasës politike sunduese gjakpirëse janë të pushtuara nga agjentura shqiptare e krimit ordiner (nga llumi dhe nga turpi i shoqërisë shqiptare), e cila, duke rekrutuar të mitur/mitura me prirje anti-sociale dhe kriminale, me prirje dhe ide tejet liberale e degjenerative, i ka këthyer ato në fidanishte ku ajo përzgjedh ushtarët e saj, të cilët, edukohen që të jenë gjakatarë që në vegjëli, me qëllim që më vonë ata të jenë të pamëshirshëm në veprimtaritë kriminale, por, njëkohësisht, atje, rekrutohen edhe vajza që më vonë do të shërbejnë për të zëvendësuar brezin e vjetër të prostitutave, të cilat, do të shfrytëzohen anë e kënd Europës, e më gjerë, gjer në Amerikë e tutje tëhu, e më pas, do të lihen rrugëve pa asnjë të ardhme, pa harruar këtu brezin e ri të narkomanëve, i cili, sipas agjenturës shqiptare të krimit ordiner detyrimisht do të duhet të lindë në ambientet e shkollave publike laike, me qëllim që kërkesa për blerje drogërash të mos mbarojë kurrë.
Shitja e drogërave, detyrimi për t’u droguar, ushtrimi i dhunës verbale, i dhunës fizike dhe i dhunës seksuale, ndaj bashkëmoshatarëve/eve që shenjëstrohen prej tyre për t’u viktimizuar janë tashmë fenomene normale për realitetin e shkollave publike laike shqiptare.
Edhe në Botën e Parë ekzistojnë këto fenomene (edhe pse në trajta tejet të reduktuara në raport me realitetin shqiptar), por atje, përveçse ekzistojnë masa tejet të rënda ndëshkimore për kundravajtësit e vegjël dhe familjet e tyre, ekzistojnë edhe baza ligjore të një natyre të tillë, me anë të cilave, ligjbërësit kanë gjetur si zgjidhje që shkollat publike laike të frekuentohen me dëshirë, që do të thotë, se, nqs një një nxënës/e e konsideron veten objekt përndjekjeje nga bashkëmoshatarë me prirje kriminale e diskriminuese, atëherë, i lind e drejta që mësimet t’i kryejë nga shtëpia, pa u paraqitur fare në shkollë, duke shmangur kësisoj kontaktet fizike me abuzuesit/et.
Kjo lloj zgjidhjeje, krijimi i kushteve dhe rrethanave ligjore për ndjekjen e mësimeve nga shtëpia, do të ishte tejet e frytshme për situatën në të cilën ndodhet shkolla shqiptare publike laike.
Natyrisht, kjo lloj zgjidhjeje nuk jepet kurrë bujarisht nga klasa politike sunduese gjakpirëse, sepse, ajo do të duhet të pranonte kapitullimin e institucioneve tejet të korruptuara të shtetit shqiptar në raport me këtë realitet kaq tronditës ku gjenden shkollat shqiptare publike laike sot për sot.
Si zgjidhje e vetme, mbetet që organizimet vullnetare të prindërve, shoqatat, grupet e interesit (apo tjetër soj), të ngrihen në protesta të fuqishme me qëllim që të detyrojnë ligjbërësit që të ndryshojnë legjislacionin aktual të arsimit, me qëllim që fëmijët e tyre të shpëtojnë nga përndjekjet, dhunërat dhe sjelljet kriminale të bashkëmoshatarëve të tyre të kriminalizuar që në fëmijëri.
Aktualisht në Britaninë e Madhe janë afërsisht njëqind mijë (100000) nxënës/e që ndjekin mësimet nga shtëpia, pikërisht, për tu shpëtuar sjelljeve kriminale, shtypëse, poshtëruese dhe diskriminuese që ushtrohen në shkollat publike laike atje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments