top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETI I JORKUT TË RI | PËR HERË TË PARË DO TË HAPET KAZINO ME TAVOLINA LOJËRASH DHE MAKINA LOJËRASH ELEKTRONIKE KUMARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Pas vitesh betejash për licencim, kazinoja e parë me tavolina lojërash dhe makina lojërash elektronike mbërriti në Qytetin e Jorkut të Ri.


Është një zgjerim i kazinosë së vetme “Resorts World në Queens”, e cila, kishte vetëm video poker dhe tavolina lojërash elektronike.


Duke filluar nga 28 prilli, do të ketë 240 tavolina të vërteta për blackjack, ruletë dhe bakarat, dhe mbi 2500 makina lojërash fati, të cilat, do të rriten në 800 dhe 6000, përkatësisht, kur të jenë të ngarkuara plotësisht.


Reperi Nas do të jetë i pranishëm në ceremoninë e prerjes së shiritit dhe gjithashtu do të hedhë zarin e parë.


Kazinoja ka gjithashtu mbështetjen e plotë të Guvernatores së Shtetit të Jorkut të Ri, Kethi Hokul (Kathy Hochul), e cila, pret që ajo të gjenerojë miliarda dollarë të ardhura nga taksat.


Pas “Resorts World”, do të hapen edhe dy kazino të tjera me licencë të plotë, konkretisht:

1- Bally's” në Bronks (Bronx).

2- Hard Rock Metropolitan Park” në Siti Filld (Citi Field) në Kuins (Queens).


Të dyja do të jenë funksionale deri në vitin 2030 dhe do të jenë në ambiente krejtësisht të reja.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page