top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | TË PAKTËN 23 TË VDEKUR DHE 12 TË PLAGOSUR NGA ZJARRI NË NJË DYQAN ME RASTIN E “DITËS SË TË VDEKURVE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2, 2025
  • 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Kryqi i Kuq Meksikan ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga një zjarr në një dyqan në qendër të Hermosillo-s, kryeqytetit të shtetit verior të Sonorës, është rritur në 23, ndërsa numri i të plagosurve/ave i kaloi dhjetë.


Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të pasdites sipas kohës vendore, kur dyqani ishte i mbushur me klientë që bënin pazar për ditën e pagave dhe Ditën e të Vdekurve.


Viktimat përfshijnë të paktën gjashtë të mitur, dy gra shtatzëna, disa të moshuar dhe punonjës të dyqanit.


Ndërsa shkaku i aksidentit është nën hetim, raportet paraprake tregojnë se të paktën 12 subjekte u plagosën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page