top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: 1800 TRUPA NË SHTETIN E SINALOAS PAS VRASJES SË NJË QYTETARI AMERIKAN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum urdhëroi sot vendosjen e menjëhershme të 800 trupave për të forcuar sigurinë në shtetin e Sinaloas pas vrasjes së një qytetari amerikan të hënën në qytetin e Mazatlan-it.


Ministri i Sigurisë Omar Garcia Harfuk (Harfuch) njoftoi në një postim në rrjetet shoqërore virtuale se siguria në Mazatlan do të forcohet menjëherë, me urdhër të presidentes dhe se do të vendosen 800 policë shtesë të Forcave Speciale dhe 1000 marinsa.


Vendosja do të forcojë praninë tonë në terren, patrullimet, mbikëqyrjen dhe aktivitetet parandaluese dhe penguese, duke u përqendruar në Mazatlan, Kuliakan (Culiacán) dhe autostradat kryesore të shtetit.


Qytetari amerikan ishte viktima e katërt e një vale dhune që ka tronditur qytetin portual të Sinaloas në më pak se 24 orë, dhe vdekja e tij mund të ndikojë në marrëdhëniet tashmë delikate midis qeverisë Sheinbaum dhe Uashingtonit, ku siguria është me rëndësi qendrore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page