top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | MINISTRI I JASHTËM JUAN RAMON DE LA FUENTE PROTESTOI KUNDËR QEVERISË SË SHBA-ës PËR VDEKJEN E 13 MEKSIKANËVE NË PARABURGIMIN E AGJENCISË SË IMIGRACIONIT DHE DOGANAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksiokos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Qeveria meksikane ka shprehur protestë të fortë kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vdekjen e 13 meksikanëve nën paraburgimin e Agjencisë Amerikane të Imigracionit dhe Doganave (ICE).


Ministri i Jashtëm Juan Ramon (Ramón) de la Fuente deklaroi në një konferencë për shtyp se këto vdekje janë të papranueshme, duke vënë në dukje se janë paraqitur tashmë 14 nota diplomatike që shprehin shqetësimin tonë dhe protestojnë për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet.


Ministri i Jashtëm De la Fuente sqaroi më tej se ekzaminimet mjeko-ligjore janë kryer tashmë në 13 rastet dhe se gjashtë vdekje ndodhën për shkak të komplikimeve mjekësore; katër nga vetëvrasja; dy gjatë operacioneve të ICE-së dhe një gjatë një sulmi të armatosur në një qendër të ICE-së në Dallas.


Sipas të dhënave qeveritare, që nga 20 janari, 177192 meksikanë janë arrestuar në ShBA-ës, ndërsa 13722 mbeten nëpër burgje për shkak të statusit të tyre të parregullt të imigracionit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page