top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PO PËRGATITEN PËR OPERACIONE TË MUNDSHME TË ZGJATURA KUNDËR IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | Ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë e operacioneve të zgjatura, disa javëshe, kundër Iranit, nëse Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) urdhëron një sulm”.


Kështu thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters), në atë që mund të shndërrohet një konflikt shumë më serioz se çdo gjë e parë më parë midis dy vendeve.


Zbulimi nga zyrtarët, të cilët, folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës delikate të planifikimit, ngre rreziqet për diplomacinë e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.


Dy raunde bisedimesh diplomatike do të zhvillohen në Gjenevë, të martën, njëri për Ukrainën dhe tjetri për Iranin”, raportoi agjencia në fjalë - duke cituar një burim të njohur me çështjen.


Një delegacion amerikan, i përbërë nga të dërguarit Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner), do të takohet me iranianët të martën në mëngjes”, tha burimi i sipërcituar.


Përfaqësues nga Sulltanati i Omanit, i cili, ndërmjetëson kontaktet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, gjithashtu do të jenë të pranishëm.


Të dërguarit Uitkof (Witkoff) dhe Kashnër (Kushner) do të marrin pjesë më pas në bisedimet trepalëshe me përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page