SHTETET E BASHKUARA HELMUAN ALKOOLIN GJATË NDALIMIT 🍺
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 24, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | 🍺Gjatë ndalimit në vitet 1920, qeveria amerikane mori masa ekstreme për të zbatuar ndalimin e alkoolit.
Ata helmuan qëllimisht alkoolin industrial.
Autoritetet e filluan këtë praktikë në vitin 1926, duke shtuar substanca të rrezikshme, si metanoli, për të dekurajuar përdorimin e paligjshëm të alkoolit industrial, për të krijuar pije alkoolike.
Kjo shkaktoi rreth 10000 vdekje, me disa njerëz që u verbëruan, dhe pësuan lëndime të rënda.
🍺Xhinxhër Xheik (Ginger Jake), një ilaç popullor në atë kohë, u helmua gjithashtu. Ajo u bë një pije popullore gjatë ndalimit, shpesh e përzier me birra xhenxhefili. Megjithatë, për të anashkaluar rregulloret e qeverisë, tregtarët dhe prodhuesit shtuan tri-ortho-cresyl fosfate (TOCP) në Xhinxhër Xheik (Ginger Jake). Kjo substancë, e cila nuk konsiderohej e dëmshme në atë kohë, doli të ishte një neurotoksinë e fuqishme kur kombinohej me alkool. Pirja e saj shkaktoi çrregullim neurologjik, që fillimisht u ngatërrua me poliomielitin. Individët e prekur, kryesisht burra të varfër ose afrikano-amerikanë, pësuan paralizë në gjymtyrët e tyre, duke çuar në famëkeqen Xheik Uok (Jake Walk), ose “këmba zvarrë”, një gjendje e shënuar nga një ecje e ngadaltë, çalamane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments