SHQIPËRIA U BË ME HELIKOPTERË BLLEK HOK | NJOFTON AMBASADA AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 13, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Mbërriti porosia e parë e Shqipërisë për helikopterë Bllek Hok (Black Hawk), mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments