top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA PRODHON MISS-e PA HESAP | NUK KA PROTESTA NGA GRATË KUNDËR KONKURSEVE TË SHALËGJATAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Znjsh. Endi Demneri, me origjinë nga Elbasani, me moshë 24 vjeç, është vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë Londineze në konkursin “Miss Universe”, që mbahet dhe propagandohet si konkursi më i madh i bukurisë fizike femërore, që këtë vit do zhvillohet në El Salvador, një vend që njihet botërisht si vend ku rendi dhe siguria publike është në nivelet më të ulëta të mundëshme, një vend që njihet për bandat kriminale, sidomos për “Mara Salvatrucha”, e cila përbëhet nga të rinj satanistë, që janë kriminelë të regjur me vaj e me uthull (që të therin nga këmbët). Juria e konkursit, i cili u mbajt në trajtën e një mbrëmjeje gala që zgjati afërsisht katër orë (në Pallatin e Kongreseve), shpalli gjithashtu edhe një miss tjetër, e cila u kurorëzua si “Miss Universe Kosova”, titull që e mori znjsh. Arbesa Rrahmani, që gjithashtu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë kompeticion. Këto lloj konkursesh, ku femra të ndryshme hyjnë në garë me njëra-tjetrën për t’i treguar publikut se kush e kush i shalët më të gjata, e kush e kush i ka breçkat me ngjyra sa më të ndezura, janë le t’i quajmë argëtime të një niveli tejet të ulët, që ndodhin në shoqëritë parademokraike, ose në shoqëritë e kalbura dhe të rrënuara intelektualisht, si shoqëria shqiptare. Krejt e kundërta, ndodh në shoqëritë demokratike dhe me vetëdije të lartë qytetare e intelektuale, ku këto lloj konkursesh shoqërohen me protesta të mëdha, nga lëvizjet feministe, sidomos nga gratë dhe vajzat e Klasës Punëtore, të cilat mbajtjen e këtyre konkurseve e shikojnë si poshtërim dhe tallje publike që u bëhet atyre botërisht, për shkak se ato janë të destinuara që të punojnë, dhe jo të bëjnë jetë vanitoze. Pikërisht për këtë arsye ato zhvillohen shumë shpesh e me denduri të madhe në Shqipëriçkën tonë të shkapërdhyer (dhe në El Salvadorin simbol numër 1 të bandave kriminale), në të cilën ka humbur qyshkur busulla e parimeve të larta morale, e njëkohësisht demokratike, që do të duhet të drejtonin shoqërinë. Natyrisht, që klasa politike sunduese, oligarkia gjakpirëse, dhe strukturat vendore dhe ekstravendore të krimit të organizuar shqiptar, por edhe ato të huaja, kërkojnë mish të njomë për të shuar epshet e tyre seksuale, dhe më mirë se nëpëmjet këtyre të ashtuquajturave “konkurse bukurie”, subjektet në fjalë, nuk mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.

Anëtarë të organizatës kriminale el salvadoriane “Mara Salvatrucha”.



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page