top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA KËRKOI DHE MORI 650 MILIONË € HUA ME AFAT 10-VJEÇAR | EUROBONDI U EMETUA NË BURSËN E LONDRËS; I DYTI QË NËNSHKRUHET ME MATURIM 10-VJEÇAR PAS ATIJ TË VITIT 2021 ME VLERË 650 MILIONË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 12
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria ka marrë 650 mln euro borxh me afat shlyerjeje për 10 vjet.

 

Eurobondi është emetuar në Bursën e Londrës dhe është i dyti që nënshkruhet me maturim 10-vjeçar, pas atij të vitit 2021, kur u morën hua po 650 milionë euro.

 

Një pjesë e parave janë kërkuar nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025, dhe pjesa tjetër për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në vitin 2018.

 

Kjo është hera e shtatë që vendi ynë merr hua në tregjet ndërkombëtare, pasi herën e fundit, në vitin 2023, mori një vlerë prej 600 milionë eurosh.

 

Eurobondi i parë i emetuar ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, borxh i cili është mbyllur.

 

Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me 450 milionë euro, dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë.

 

Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një Eurobond prej 650 milionë eurosh, dhe një vit më pas, në 2021-shin, është emetuar Eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page