SHPËRTHIM NË AEROPORTIN E UZBEKISTANIT | 1 I VDEKUR + 163 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28, 2023
- 1 min read

Tashkent, Uzbekistan | Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës pranë aeroportit të Tashkentit, kryeqyteti i Uzbekistanit, duke shkaktuar një të vdekur, dhe 163 të plagosur. Aksidenti duket se ka ndodhur në një magazinë doganore, pranë aeroportit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se zjarri ra brenda një magazine, dhe saktësoi se të plagosurit janë transportuar në spital. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të banorëve që kanë përjetësuar pamje të tymrave dhe flakëve në qiellin e natës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Një njoftim i lëshuar gjatë natës informoi publikun se një pistë në aeroport do të mbyllet për ngritje dhe ulje, nga ora 4 e mëngjesit, me orën shqiptare deri në orën 9 të mëngjesit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments