top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): IZRAELI DO TË HEQË GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME PËR HERË TË PARË QË NGA 7 TETORI || DY VJET QË NGA SULMI TERRORIST I HAMASIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Izraelin jugor do të hiqet”.


Ky lajm raportohet nga enti mediatik “Times of Israel”.


Situata e veçantë i ka lejuar Komandës së Brendshme të ushtrisë të kufizojë tubimet dhe të mbyllë zona të caktuara.


U shpall mëngjesin e 7 tetorit në të gjithë vendin, por që atëherë ka mbetur në fuqi vetëm në jug.


Urdhri do të skadojë nesër dhe, për herë të parë në më shumë se dy vjet, nuk do të ketë situatë të veçantë aktive në Izrael.


Kam vendosur të miratoj rekomandimin e IDF-së dhe të heq situatën e veçantë në frontin e brendshëm për herë të parë që nga 7 tetori”, tha Ministri Kac (Katz) në një deklaratë.


Vendimi pasqyron realitetin e ri të sigurisë në jug të vendit, të arritur falë veprimeve vendimtare dhe të vendosura të trupave tona heroike kundër organizatës terroriste Hamas gjatë dy viteve të fundit”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page