ARKIVOLI QË ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS DËRGOI NË IZRAEL MBANTE MBETJE MORTORE TË PENGJEVE QË TASHMË JANË KTHYER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Arkivoli i dorëzuar Izraelit nga Hamasi mbrëmë përmban eshtrat e një pengu, trupi i të cilit, ishte kthyer tashmë në Izrael për varrim.
Mbetjet mortore nuk i përkasin asnjërit prej 13 pengjeve që mbahen aktualisht në Rripin e Gazës”.
Kështu raporton enti mediatik “The Times of Israel”.
Vlerësimi u krye nga autoritetet pas përfundimit të operacioneve të identifikimit në Institutin Mjeko-Ligjor Abu Kabir - në Tel Aviv.
Sipas raporteve të dëshmitarëve okularë nga rezervistët e IDF-së, Hamasi organizoi zbulimin e trupit të dorëzuar dje - raportojnë disa media izraelite.
“Kanali 12” dhe “Radioja e Ushtrisë” cituan rezervistë të stacionuar në qytetin lindor të Gazës, të cilët, thanë se operativët e Hamasit kryen punime gërmimi në zonë përpara se të nxirrnin një trup nga një ndërtesë aty pranë dhe ta vendosnin në gropë.
Hamasi më pas e mbuloi trupin me dhe, dhe, thirri Kryqin e Kuq për të ndihmuar në gërmim.
“Radioja e Ushtrisë” deklaroi se i gjithë incidenti u filmua nga një dron ushtarak.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) nuk ka komentuar ende.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments