top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKOLLAT PUBLIKE SHQIPTARE SI VENDE KU SIGURIA ËSHTË ZERO DHE JETA NUK VLEN NJË GROSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16, 2023
  • 4 min read

Tashmë është fakt që në shkollat publike shqiptare nuk ka rend dhe siguri, por ka dhunë të tmerrshme verbale, psikologjike, pa përjashtuar dhunën fizike, dhe atë seksuale, lloje dhunërash që e kanë pikëlindjen nga gjuha kriminale, rrugaçërore, makiavelike e mefistofelike që përdorin ata që sot për sot përfaqësojnë klasën politike sunduese gjakpirëse. Ata, të cilët, janë bërë objekt adhurimi dhe shembull për tu ndjekur nga të rinjtë shqiptarë, sipas të cilëve, po nuk qeve horr, kriminel e kripto-kriminel ordiner, drogaxhi a narkoman, pederast a zuzar, por nuk qeve pusht e halabak, po nuk qeve derdimen e cipëplasur që gomar të të ulin e gomar të të ngrenë në mes të mixhilizit e të kallaballëkut parapolitik, nuk ke gjë në vijë, e nuk je askush, as sot e as mot, prandaj, o burra hajt të hyjmë në valle, sa më shpejt aq më mirë, nqs nuk duam të mbetemi “trëndelinë e këngë”, si intelektualët bythëgrisur, me kokën plot, por me xhepin bosh, që i tërheqin për hunde ata që vetëm intelektualizëm e qytetari nuk kanë, ata që janë me shkollëra të larta, me diploma e me mastera, por që fakeqsisht të mesmen (shkollën nënkuptoj) nuk e kanë mbaruar dot, dhe kjo, jo se nuk donin, por sepse nuk dinin, se ishin rrypa e kaisha, ata që njihen kombëtarisht e ndërkombëtarisht si spiunë dhe bashkëpunëtorë të qarqeve dhe të segmenteve kriminale më të egra e më gjakatare, që fillojnë nga Italia, e mbarojnë në Meksikë e në mbarë Amerikën Latine, pa folur për ato të Dubait, parajsës fiskale e penale më të madhe të planetit Tokë, e njëkohësisht të qarqeve politike më të egra anti-shqiptare e mbarëkombëtare. Shtrohen pyetjet: nga cilat klasa shoqërore vijnë fëmijët që frekuentojnë shkollat publike shqiptare? A frekuentohen shkollat publike shqiptare nga fëmijë që i përkasin klasës politike sunduese? A frekuentohen shkollat publike shqiptare nga fëmijë që i përkasin klasës shoqërore të të kamurve të vegjël, dhe të të kamurve të mëdhenj? Absolutisht jo. Fëmijët e tyre, frekuentojnë shkolla private, që janë oaze qetësie, vende ku jepet dhe përthithet dituri e dashuri, vende ku është mbledhur dhe jep mësim ajka e pedagogjisë, e mirëpaguar dhe mirëvlerësuar, e cila, me dashje apo pa dashje, përgatit brezin e ri sundues, i cili do të marrë stafetën për të sunduar mbi brezin e djegur bashkëmoshatar (ashtu sikundër baballarët e tyre sunduan gjatë këtyre 30 e ca viteve kusarokraci mbi baballarët e brezdjegurve, të cilëve ua vunë këmbën në grykë, dhe me të q*irë t’ëmat se duan t’ua heqin sot e tërë ditën, duke shkatërruar dhe shpartalluar në mënyrat më të paimagjinueshme policinë, prokurorinë, gjykatat, shërbimin e fshehtë, administratën publike, sindikatat, mediat, shoqërinë civile, sistemin publik shkollor - të cilit i kanë vënë minat që në themele, në atë farë feje, sa edhe Himni Kombëtar nuk këndohet më në mëngjes nëpër oborret e shkollave, dhe kjo sepse kanë frikë se të rinjtë brumosen me ideale të larta patriotike e me atdhedashuri, e se bëhen nacionalistë si Haki Taha, që ia numëroi në lule të ballit shokut Miladin, krejt e kundërta e asaj ç’ka ata duan që të rinjtë të bëhen, qënie pa atdhedashuri, pa vatan e pa zaman, biçim evgjitërish e nomadësh - dhe çdo ent tjetër shtetëror ose jo, të cilët të marrë së bashku, përbëjnë atë që quhet shtet, atë që quhet nënë dhe baba për cilindo që është pa nënë e pa baba, atë lloj organizimi shoqëror që i hyn në punë si atij që ka, e si atij që nuk ka, si atij që është i pamundur e si atij që do të shkojë akoma më përpara nga ku është, i cili nqs është funksional është padiskutim instrument mbrojtje e njëkohësisht kundërsulmi ndaj çdo lloj padrejtësie, qoftë penale, civile, administrative a tjetërlloj), mbi brezin që është pjellë biologjike e anëtarëve të klasës shoqërore të punëmarrësve, e atyre të cilëve, nuk u deklarohen rrogat reale tek sigurimet shoqërore, e atyre që gjatë gjithë muajit punojnë si hajvanë, por që paguhen aq shumë, sa në fund të muajit nuk ndajnë dot një kacidhe më një anë, e atyre që mbahen si skllevër, dhe të cilëve u kufizohet e drejta e shprehjes dhe e denoncimit, në mënyra që do t’i kishte zili edhe Kim Jong Un-i në Kore të Veriut, dhe kjo jo pa arsye, por, sepse ata që sundojnë në këtë shoqëri, i duan për dy funksione, për të punuar si “Ramua në urov”, sipas parimit “ha Muço pi Muço, të vemë ku të vemë”, ose për të qenë ikanakë, për tu larguar nga ky territor, nga kjo Shqipëri, si të pamundur për t’i rezistuar sistemit shtypës dhe poshtërues që ata kanë ngritur në fuqi, të cilin, e përdorin për të vjedhur paratë e taksapaguesve nëpërmjet skemash kriminale të një natyre të tillë, që edhe Espinoza dhe Tano Karidi nuk i ideonin dot, e jo më t’i vinin në zbatim, natyrisht duke përfituar nga fakti se ky vend nuk ka komisarë policie si Katani, por as prokurorë e prokurore si Silvia Konti, por nuk ka më as nga ata lloj shqiptarësh që të merrnin gjak në vetull e që të bënin qepaze duke të shkuar për bythë të qenit.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page