SHKODËR: U HODH NË ERË ME TRITOL AUTOMJETI I PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT KASTRIOT SELIMAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19, 2024
- 1 min read
Shkodër, Shqipëri | Një shpërthim me lëndë plasëse (tritol) ngjau në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Punonjësit të Policisë së Shtetit (sektori rrugor) Kastriot Selimaj iu vendos lëndë plasëse në automjet.
Njoftim | Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments