top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | KAPITENI I ANIJES TURISTIKE ARBEN ANAMALI U MBYT DUKE KRYER NJË AKT HEROIK I CILI KONSISTOI NË SHPËTIMIN NGA MBYTJA TË DY TURISTË TË HUAJ QË RANË NË UJËRAT E LIQENIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 1 min read

Updated: Jul 9

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Arben Anamali me moshë 51 vjeç, kapiten i anijes turistike të Bashkisë, u mbyt, duke kryer një akt heroik, i cili, konsistoi në shpëtimin nga mbytja të dy turistë të huaj që ranë në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Z. Arben Anamali.
Z. Arben Anamali.

Njoftim | Shkodër / Informacion paraprak.


Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.


Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page