SHKODËR: AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “SHKODËR-LEZHË” | GJIN BZHANGAJ MBETI I VDEKUR; BASHKËSHORTJA DHE 2 FËMIJËT E TIJ MBETËN TË LËNDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4
- 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau pasditen e sotme rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku u përfshirë tre automjete.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Gjin Bzhangaj, me moshë 37 vjeç.
Të lënduar mbetën:
1- Bashkëshortja e tij, me moshë 32 vjeçe.
2- Dy fëmijët e tyre të mitur (të cilët, gjenden jashtë rrezikut për jetën).
Njoftim | Shkodër / Informacion paraprak.
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet.
Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments