SHKODËR | EDISON PROBATISTAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË ERISA ISUFIT NË AKSIN RRUGOR “MURIQAN-SHKODËR”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Edison Probatistaj, me moshë 34 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj:
1- Znj/znjsh. Erisa Isufi.

Njoftim | Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak.
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments