top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHESHI “PREK CALI”; SHKODËR | PJETËR GURALECI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË TË FTOHTË (THIKË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 1 min read
ree

Sheshi “Prek Cali”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Pjetër Guraleci, me moshë 33 vjeç, mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë).


Njoftim | Shkodër / Informacion paraprak.


Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.


Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page