top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHIJAK | U ARRESTUAN INDRIT FERRA DHE DORIAN FERRA; VRASJA E DENIS ÇUMANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
indrit ferra
Z. Denis Çumani

Shijak, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Indrit Ferra.

2- Z. Dorian Ferra.


Ata konsiderohen të përfshirë në vrasjen e:

1- Z. Denis Çumani, në Shijak, në muajin janar (27), të vitit 2026 (vdiq në spital në 31 janar).


Ndaj tyre autoritetet vendore gjyqësore kanë shqiptuar masa sigurimi vetjake “arrest në burg”.


Njoftim | Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:


-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.


Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page