top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHIJAK | BJONDI GURI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI; ELTON BEQIRI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 23 hours ago
  • 2 min read

Updated: 4 hours ago

SHIJAK | BJONDI GURI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI; ELTON BEQIRI U SHPALL NË KËRIM POLICOR.

Shijak, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Bjondi Guri, mbeti i plagosur me armë zjarri.


Si doras, konsiderohet:

1- Z. Elton Beqiri.


Njoftim | Shijak/Informacion paraprak.


Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.


Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.


Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim Nr. 2 | Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, Ervin Hodaj, në një konferencë për shtyp bëri me dije se është arrestuar:

1- Z. Elton Beqiri.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, Ervin Hodaj
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, Ervin Hodaj

Deklaratë | Së pari duke marrë shkas në lidhje me plagosjen në Shijak, është bërë kapja e autorit dhe arrestimi i tij për “plagosje e rëndë me dashje”.


Ka qenë një angazhim i të gjithë forcave.


Një nga metodat e policisë ka qenë edhe bashkëpunimi me familjarët.


Nuk pati rezistencë gjatë arrestimit.


Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 383 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 382. 117 persona janë vendosur në pranga, 302 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 15 janë shpallur në kërkim.


Janë finalizuar 10 operacione policore, ku janë arrestuar 36 persona.


Operacionet kanë konstatuar në fushën e shitjes së lëndëve narkotike ku janë finalizuar 3 operacione, 2 prej tyre për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Shijak e Kavajë, tha drejtori Hodaj.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page