top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BORAKË; SHIJAK; DURRËS | MEHDI GUZINA VDIQ NË SPITAL; ISHTE I DËNUAR ME 18 DITË BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Mehdi Guzina, me moshë 63 vjeç, banues në Shijak, vdiq në spital.


Ai ishte i shoqëruar në ambientet policore sepse ishte dënuar me tetëmbëdhjetë (18) ditë heqje lirie dhe pritej të transferohej për ekzekutimin e dënimit penal në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë.


Njoftim | Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page