SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME TË BE E KONSIDERON TË PAMUNDUR EVAKUIMIN E 1 MILION PALESTINEZËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 14, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit.
Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit.
Plani i Izraelit, për të evakuuar më shumë se një milion njerëz nga Gaza veriore, në një ditë të vetme, është absolutisht i pamundur për t'u zbatuar, tha Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, duke folur në fund të misionit të tij në Kinë.
“Duke përfaqësuar qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian, plani i evakuimit është absolutisht, absolutisht i pamundur të zbatohet. Sepse, të imagjinosh të jesh në gjendje të lëvizësh një milion njerëz në 24 orë, në një situatë si ajo e Gazës, është e pamundur”, tha ai.
Sipas tij, ai është një skenar që duhet shmangur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments