SHBA-ës RRËZUAN NJË DRON IRANIAN QË I ISHTE AFRUAR AEROPLANMBAJTËSES “LINCOLN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Tensionet janë në nivele shumë të larta vetëm pak ditë para rifillimit të bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të planifikuara për të premten.
Negociatat u konfirmuan edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni njoftoi se kishte rrëzuar në një akt vetëmbrojtje një dron iranian që i ishte afruar aeroplanmbajtëses “Lincoln”, e cila, ishte vendosur në ujërat e Lindjes së Mesme për disa ditë së bashku me asete të tjera ushtarake amerikane.
Droni u rrëzua pak pasi një anijeje cisternë amerikane me naftë iu afrua një anije e armatosur iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.
Pavarësisht kërkesave për të ndaluar motorët e saj, anija cisternë vazhdoi rrugën e saj, e shoqëruar nga një anije ushtarake amerikane.
Shtëpia e Bardhë, megjithatë, thotë se bisedimet me Iranin janë ende në axhendë dhe i dërguari special i ShBA-ës për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), i cili, është përgjegjës për drejtimin e negociatave, udhëtoi fillimisht në Jerusalem për t'u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Izraeli dëshiron një pakt midis Uashingtonit dhe Teheranit që përfshin fundin e pasurimit të uraniumit të Iranit; transferimin e rezervave të tij bërthamore jashtë vendit; kufizime në prodhimin e raketave balistike; fundin e mbështetjes për Hezbollahun, Huthët, Hamasin dhe Xhihadin Islamik.
Nëse kërkesat e Izraelit nuk përfshihen në një marrëveshje ShBA-Iran, analistët parashikojnë se shteti hebre do të mbështesë një sulm të ShBA-së ndaj Republikës Islamike.
“Ndërkohë, Irani ka hapur zyrtarisht bisedimet me ShBA-në me kushtin e ndjekjes së negociatave të drejta dhe të paanshme pa pritje të paarsyeshme”, tha Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian.
“Bisedimet do të zhvillohen brenda kuadrit të interesave tona kombëtare”, tha Presidenti Pezeshkian, ndërsa Republika Islamike e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të diskutojë programin e saj të raketave.
Aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme, deklaroi një burim diplomatik në Teheran, duke shtuar se për momentin, Republika Islamike nuk po i sheh bisedimet me optimizëm, por as me pesimizëm.
Siç kanë theksuar disa zyrtarë iranianë, midis kërkesave të Izraelit që Teherani i konsideron të papranueshme është transferimi jashtë vendit - disa thonë në Turqi ose Rusi - i rezervave të tij bërthamore prej 400 kilogramësh uranium të pasuruar, të mjaftueshme për të prodhuar deri në dhjetë armë bërthamore.
Disa ditë para bisedimeve, disa burime deklaruan se dhëndri i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), do t'i bashkohet z. Uitkof (Witkoff) në negociata, megjithëse vendi dhe data nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, dhe sipas zyrtarëve turq, ato mund të mbahen jashtë Stambollit, ku ishin planifikuar fillimisht.
Irani do të preferonte që bisedimet të mbahen në Oman dhe në një format dypalësh, pa praninë e vëzhguesve nga vende të ndryshme të rajonit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ndër të parët që deklaroi gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar midis Uashingtonit dhe Teheranit, është nisur për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite dhe Egjipt, dy nga vendet që pritet të përfaqësohen në Stamboll të premten nëse zhvillohen bisedimet, ku priten edhe zyrtarë nga Pakistani, Katari, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments