top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN KA URDHËRUAR FILLIMIN E BISEDIMEVE BËRTHAMORE ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 23 hours ago
  • 2 min read

Teheran, Iran | “Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian ka urdhëruar fillimin e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara”.


Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “Fars” - duke cituar një burim qeveritar të njohur me çështjen, i cili, tha se negociatat do të përqendrohen ekskluzivisht në çështjen bërthamore.


Deri më tani janë mbajtur pesë raunde bisedimesh, ndërsa i gjashti, i planifikuar për qershor 2025, u pezullua për shkak të sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite.


Qeveria e Teheranit ka deklaruar në disa raste se çdo negociatë me Uashingtonin duhet të kufizohet në çështjen bërthamore dhe të zhvillohet në një mjedis pa kërcënime.


Në një intervistë me stacionin televiziv amerikan “Cnn”, Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) përjashtoi mundësinë e përfshirjes së programit raketor të Teheranit në një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se fokusi duhet të jetë në aftësitë bërthamore të vendit dhe jo në faktorë të tjerë.


Nuk po flasim për gjëra të pamundura”, tha Ministri Aragçi (Araghchi) - i pyetur për programin raketor të Iranit (i cili, besohet se është rindërtuar kryesisht pas luftës 12-ditore të vitit të kaluar me Izraelin) dhe organizatat e përfaqësuara nga Teherani në rajon, siç është milicia Huthi e Jemenit.


Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë për të siguruar që nuk ka armë bërthamore; siç thashë, mendoj se ky është një qëllim i arritshëm edhe në një periudhë të shkurtër kohore”, tha ai.


Sipas entit mediatik iranian “Tasnim”, i cili, citon një burim të njohur me çështjen, bisedimet mund të fillojnë që javën e ardhshme dhe pritet të zhvillohen në nivel ministror midis Ministrit Abbas dhe të dërguarit të posaçëm të ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff).


Megjithatë, koha dhe vendi i takimit nuk janë përcaktuar ende.


Vetë z. Uitkof (Witkoff) pritet të shkojë në Izrael në ditët në vijim për konsultime me qeverinë e Kryeministri Benjamin Netanjahut, sipas z. Amikai (Amichai) Stein, gazetar i entit mediatik izraelit “i24 News”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page