PRITET TAKIM AMERIKANO-IRANIAN NË STAMBOLL PËR TË DISKUTUAR NJË MARRËVESHJE BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “I dërguari i ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), dhe ministri i jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), pritet të takohen në Stamboll të premten për të diskutuar një marrëveshje të mundshme bërthamore”.
Kështu raporton enti mediatik “Axios” - duke cituar dy burime të njohura me faktet.
Një burim i tretë i njohur me përgatitjet tha se një takim të premten do të ishte skenari më i mirë, por paralajmëroi se asgjë nuk është përfundimtare derisa të ndodhë.
Ky do të ishte takimi i parë midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë që nga dështimi i negociatave dhe lufta 12-ditore qershorin e kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments