SHBA-ës | PROKURORJA E PËRGJITHSHME PAM BONDI U SHKARKUA NGA DETYRA NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi është shkarkuar nga detyra nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Kështu raportuan entet mediatike amerikane.
Prokurori i përgjithshëm u shkarkua nga manjati, i frustruar gjithnjë e më shumë me trajtimin e dosjeve më të ndjeshme të Departamentit të Drejtësisë: kryesisht çështjen e dosjeve të Jeffrey Epstein, por edhe hakmarrjen e presidentit kundër armiqve të tij.
“Pam Bondi është një patriote e madhe amerikane dhe një mike besnike, e cila, ka shërbyer me besnikëri si prokurore e përgjithshme e imja gjatë vitit të kaluar”, shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Tramp) në rrjetin social virtual “Truth”.
“E dua Pam-in. Ajo tani do të kalojë në një rol të ri, shumë të nevojshëm dhe të rëndësishëm në sektorin privat, i cili, do të shpallet në të ardhmen e afërt”, tha Presidenti Tramp (Trump) - duke shtuar se zëvendësi i saj, z. Todd Blansh (Blanche), do të marrë përsipër udhëheqjen e përkohshme të departamentit.
Irritimi i Presidentit Tramp (Trump) me Prokuroren e tij të Përgjithshëme është i njohur prej kohësh.
Ish-prokurorja e Floridës dhe anëtari kyç i ekipit ligjor të Presidentit Tramp (Trump) gjatë gjyqit të tij të parë të shkarkimit, menjëherë ndoqi një qëndrim agresiv në zbatimin e direktivave të presidentit, veçanërisht ndaj kundërshtarëve politikë të tij, përfshirë ish-drejtorin e FBI-së Xheims Komei (James Comey) dhe Prokuroren e Përgjithshme të Jorkut të Ri, Letishë Xhemis (Letitia James).
Por pothuajse të gjitha procedurat përfunduan me dështime të mëdha, duke nxitur tërbimin e tij.
Ajo është kritikuar gjithashtu për zbulimin e çorganizuar të dosjeve mbi financuesin pedofil Epstein.
Vonesa të tepërta, mbrojtje e dobët e viktimave.
Kjo situatë e sikletshme për administratën kulmoi me thirrjen e Prokurorit të Përgjithshëm për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve.
Disa gjithashtu pretendojnë se Shtëpia e Bardhë e ka përdorur Prokuroren Bondi si kurban për të qetësuar bazën e MAGA-s, e zemëruar nga trajtimi i çështjes Epstein.
Emri tjetër subjekt në listën e zezë të Presidentit Tramp (Trump) mund të jetë Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.
Burime informacioni i treguan entit mediatik britanik “The Guardian” se presidenti ka filluar të bisedojë me anëtarët e tjerë të kabinetit në lidhje me mundësinë e zëvendësimit të saj.
Në javët e fundit, ajo është gjendur e izoluar për shkak të luftës në Iran, një konflikt të cilin ajo e kishte kundërshtuar botërisht.
Për më tepër, muajin në janar, enti mediatik amerikan “Wall Street Journal” raportoi se ajo ishte mbajtur gjithashtu në errësirë në lidhje me diskutimet në lidhje me një operacion të mundshëm në Venezuelë.
Megjithatë, pika e fundit për manjatin thuhet se ishte refuzimi i saj për të dënuar ish-shefin e saj të stafit, Xhëu (Joe) Kent, i cili, dha dorëheqjen pasi protestoi kundër luftës kundër Teheranit dhe akuzoi Shtëpinë e Bardhë se ishte manipuluar nga Izraeli.

___.png)















Comments