PROKURORJA E PËRGJITHSHME E SHBA-ës PAM BONDI: HETIMET PENALE NDAJ XHEFRI (JEFFREY) EPSTEINIT JANË ENDE NË ZHVILLIM; SHPRESOJ QË GISLLEIN MAKSUELL (GHISLAINE MAXWELL) TË VDESË NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Departamenti i Drejtësisë po vazhdon hetimet ndaj Xhefri (Jeffrey) Epsteinit”.
Kështu tha Prokurorja e 87-të e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Pam Bondi.
Prokurorja e Përgjithshme Bondi shprehu shpresën e saj që e arrestuara dhe e dënuara me burg, Gisllein Maksuell (Ghislaine Maxwell), të vdiste në burg.
Duke u paraqitur para Kongresit ditët e fundit, bashkëpunëtorja e pedofilit Epstein deklaroi se do të fliste hapur dhe do të tregonte të vërtetën e saj vetëm nëse Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do t'i jepte falje penale.
Presidenti Tramp (Trump) nuk ka komentuar ende mbi kërkesën e saj.
“Kemi një hetim në vazhdim”, tha ajo, duke siguruar përfaqësuesin republikan Çip Poi (Chip Roy), i cili, e pyeti nëse do të kishte akuza penale për lidhjet e saj me pedofilin Epstein.
Nuk është e qartë nëse Prokurorja e Përgjithshme Bondi po i referohej punës që po bën Zyra e Prokurorit të Qytetit të Jorkut të Ri ku z. Xhei Klleiton (Jay Clayton) është emëruar për të mbikëqyrur hetimin penal mbi lidhjet e pedofilit Epstein me disa figura të Partisë Demokratike.
Prokurorja e Përgjithshme Bondi gjithashtu nuk komentoi mbi polemikat rreth Sekretarit të Tregtisë Hauard Latnik (Howard Lutnick), dorëheqja e të cilit, është kërkuar gjerësisht pas zbulimeve të fundit rreth lidhjeve të tij me pedofilin Epstein, përfshirë vizitën e tij, në ishullin e pedofilit.
“Sekretari Latnik (Lutnick) tashmë është përgjigjur vetë”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments