SHBA-ës | NJË MAKINË PËRPLASI KËMBËSORËT NË KALIFORNI DUKE VRARË TRE PREJ TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17
- 1 min read
Okllend, Amerikë | “Tre veta u vranë pasi një automjet goditi këmbësorët në Okllend (Oakland) të Kalifornisë, herët këtë mëngjes”.
Kështu thanë zyrtarët e zjarrfikësve, të cituar nga enti mediatik amerikan “ABC News”.
Shoferi dhe disa persona të tjerë u plagosën.
Automjeti përplasi si makinat ashtu edhe këmbësorët pranë një kryqëzimi rreth orës 8:15 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ndërsa ora ishte ende 23:15 e së shtunës në Okllend (Oakland).
Tre nga të plagosurit u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje kritike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments