SHBA-ës | NJË AVION LUFTARAK BOMBARDUES “B-52” U RRËZUA; 8 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15
- 1 min read
Kaliforni, Amerikë | “Një avion B-52 Stratofortress u rrëzua të hënën në mëngjes menjëherë pas ngritjes nga një bazë e Forcave Ajrore Amerikane në Kaliforni”.
Kështu thanë zyrtarët.
“Tetë anëtarë të ekuipazhit vdiqën”, njoftuan Forcat Ajrore Amerikane.
Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.
Avionët B-52 janë bombardues me rreze të gjatë veprimi të Forcave Ajrore të ShBA-ës, që normalisht mbajnë një ekuipazh prej pesë personash.
Këta avionë mund të mbajnë si koka luftarake konvencionale ashtu edhe bomba bërthamore.
Aeroporti ushtarak është mbyllur përkohësisht. Të gjithë avionët që vijnë po devijohen.
Baza e Forcave Ajrore Edwards ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Los Anxhelosit (Angeles) në shkretëtirën Mojave.
Në të kaluarën, ushtria amerikane e ka përdorur atë për të testuar dronë dhe avionë luftarakë të fshehtë që udhëtojnë me shpejtësi gjashtë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, ndër të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments