SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): OBJEKTET USHTARAKE IRANIANE U SULMUAN PËR TË TETËN NATË RADHAZI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Komanda Qendrore e ShBA-ës (Centcom) ka përfunduar një seri tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit”.
Kështu njoftoi Komanda Qendrore (Centcom) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Gjatë natës së tetë radhazi të sulmeve amerikane, forcat e Centcom-it, goditën me sukses objektet bregdetare iraniane të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes ajrore, anijet detare dhe vendet e magazinimit të raketave dhe dronëve, me qëllim që të vazhdonin dobësimin e aftësive ushtarake të Iranit”, u tha në një deklaratë.
Ushtria amerikane shënjestroi gjithashtu forcat e Gardës Revolucionare Islamike që kryen sulme ndaj anëtarëve të shërbimit amerikan në Jordani më 17 korrik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments