SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: RIAFIRMOJMË NEUTRALITETIN NË ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 25
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar neutralitetin e tyre në mosmarrëveshjen mbi sovranitetin mbi Ishujt Follkllend (Falkland) midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Kështu tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Qëndrimi ynë mbi ishujt mbetet neutral. Ne e pranojmë se ka pretendime konkurruese për sovranitet midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Kështu tha zëdhënësi, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara njohin administrimin de facto të Mbretërisë së Bashkuar të arkipelagut pa marrë një qëndrim mbi pretendimet për sovranitet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments