top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | RUSIA PRITET TË FTOHET NË SAMITIN E G20-ës; PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ËSHTË I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR PËR KRIME LUFTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Një zyrtar i lartë presidencial amerikan konfirmoi për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” se Rusia do të ftohet në samitin e G20 në Florida në dhjetor, por Moska zgjodhi të mos konfirmojë ose mohojë në këtë fazë pjesëmarrjen e mundshme të Presidentit rus Vladimir Putin në samit.


Deri më tani nuk është dërguar asnjë ftesë zyrtare, por Rusia është anëtare e G20-ës dhe do të ftohet të marrë pjesë në takimet ministrore dhe në samitin e liderëve i planifikuar të mbahet në një vendpushim golfi në pronësi të familjes së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump”, tha burimi që foli në kushte anonimiteti.


Zv/Ministri i Jashtëm rus Aleksandër (Alexander) Pankin tha të mërkurën, sipas agjencive ruse të lajmeve, se vendi ishte ftuar të merrte pjesë në samit në nivelin më të lartë.


Ende nuk është marrë një vendim i tillë, por Rusia ka marrë pjesë në çdo samit në nivelin e duhur”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, kur u pyet për pjesëmarrjen e Presidentit Vladimir Putin në samit.


Presidenti Vladimir Putin, i cili, kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte në kontekstin e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, nuk mori pjesë në samitin e mëparshëm të G20-ës i cili u mbajt në Johanesburg në muajin nëntor të vitit 2025.


Në Afrikën e Jugut, Rusia u përfaqësua nga këshilltari i saj për çështjet ekonomike, Maksim (Maxim) Arieskin.


Këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë presidencën e rradhës të G20-ës, një organizatë bashkëpunimi ekonomik e vendeve kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim të botës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page